Beach Volley: Kosova zhvillon dy ndeshje në Kampionatin Evropian U22

FVK
0 0
Read Time38 Second

9 qershor, 2022 – Kosova ndeshet me favoritin e turneut, në takimin e dytë të Evropianit në BV U22.

Dyshja kosovare, Loresa Avdyli/Rinesa Hasani e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, pati punë të vështirë kundër favoritit të Grupit A dhe gjithë Kampionatit Evropian për grupmoshën U22, Holandës?? – e cila është edhe nikoqire e kompeticionit.

Vashat “Dardane” tentuan të bënin më shumë kundër “tulipaneve” Piersma/Bekhuis, por eventualisht u desh të pajtohen me një disfatë 2-0 (21-12, 21-8) në sete.

Kjo është disfata e dytë e ditës për Kosovën, pas asaj kundër Austrisë?? më herët.

Përballjen e fundit në kuadër të këtij grupi kualifikues, Avdyli dhe Hasani e zhvillojnë kundër dyshes letoneze?? Konstantinova/Regute, të premten, me fillim nga ora 20:00.

 

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Bajrami/Murseli dhe Jashari/Avdullahu triumfojnë në Kampionatin e Kosovës në BV U20

12 qershor, 2022 – Është mbyllur Kampionati i Kosovës në volejboll në rërë për grupmoshën U20, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës mes datave 11/12 qershor, në fushat e pishinës “Holiday Resort”, në Prishtinë. Në total, në konkurrencën e meshkujve, nga 18 përballje sa ishin në program, 17 […]