11 prill, 2022 – Perveç paraqitjeve premtuese të Kombëtares së Kosovës në grupmoshën U19, femrat, në kualifikimet për Kampionatin Evropian, debutim të suksesshëm si gjyqtar ndërkombëtar pati edhe Istref Elezaj, i cili ishte caktuar nga CEV të ndante drejtësinë në ndeshjet e Grupit G, që u luajtën në Tiranë, mes datave 8-10 prill. Në këtë grup, shtete pjesmarrëse, perveç Shqipërisë si shtet nikoqir, ishin edhe Polonia??, Austria dhe Ukraina, por kjo e fundit nuk udhëtoi për shkak të rrethanave tashmë të njohura.
Në mungesë të një Kombëtareje, Istrefi gjykoi dy ndeshje, Poloni-Shqipëri si gjyqtar i dytë, dhe Shqipëri-Austri, si gjyqtar kryesor, duke u vlerësuar lart nga përgjegjësit e deleguar nga CEV.
Ne një prononcim, Istref Elezaj falënderoi Federatën e Volejbollit të Kosovës për mundësitë e ofruara, Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe shikuesit prezentë që përmes ngrohtësisë së ofruar, e vërtetuan se ai njëmend filloi rrugëtimin ndërkombetar ne shtëpinë e tij.
Debutim i suksesshëm për gjyqtarin e parë kosovar në garat ndërkombëtare, Istref Elezaj
Read Time45 Second