0
0
Read Time29 Second
Të premten do të fillojë punimet e veta, asambleja e 41-të e përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV).
Në drejtim të Vjenës në Austri, ka udhëtuar edhe presidenti i FVK-së Dr. Abedin Ibrahimi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Valon Nikqi.
Ibrahimi e Nikqi do të jenë pjesë edhe e votimit ku do të zgjidhen organet e reja, përfshirë edhe presidentin e CEV.
Mes tjerash, federatat evropiane do të kenë mundësi të rishikojnë vendimet dhe zhvillimet në secilën prej anëtarëve të CEV, gjatë periudhës së vështirë të pandemisë COVID19.
#CEV #GeneralAssembly #KosovaVolleyball