2
0
Read Time43 Second
Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22 e përbërë nga Dhuratë Sylejmani dhe Rinesa Hasani, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian U22 që po mbahet në Izmir.
Sylejmani/Hasani mposhtën dyshen polake Kielak/Marcinoëska me rezultat 2:1, në sete 21-18, 15-21, 15-11.
Ndeshja mjaft rivalizuese zgjati jo më pak se 50 minuta dhe në tie-break çifti nga Kosova tregoi më shumë freski e dëshirë për fitore.
Pas suksesit të grupmoshave U18 në të dyja gjinitë, tashmë edhe vajzat në U22 e nisën mbarë kampanjën e tyre në evropianin e beach volley.
Të premten, kombëtarja jonë ndeshet me dyshen zvicrane Böbner/Betschart, M., e cila është është favorite e grupit.