04 mars, 2022 – Është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në të dy konkurrencat dhe janë përcaktuar çiftet si më lart. Takimet e rrethit të parë do të luhen në datat 9/10 mars.
Tirana, kampione e ligës ‘Gjergj Kastrioti’, meshkujt
Tirana mposht Erzenin në finale dhe shpallet kampion i ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri, ‘Gjergj Kastrioti’, në konkurrencën e meshkujve. Tiranasit triumfuan me rezultat 3-0 në palestrën ‘Feti Borova’ për të siguruar epitetin e fituesit të parë të kësaj lige. Federata e Volejbollit të Kosovës uron Tiranën për triumfin dhe përgëzon […]
Skenderbeu shpallet kampion i edicionit të parë të ligës ‘Gjergj Kastrioti’, në konkurrencën e femrave
Në përballjen kundër Tiranës në palestrën ‘Feti Borova’, Skenderbeu triumfoi me rezultat 3-1 në sete. Seti i parë u përcoll me një garë të fortë, me Skenderbeun që humbi me rezultat 20-25, por eventualisht arriti të triumfojë në tre setet e tjerë, pavarësisht rezistencës së madhe nga kryeqyetetaset në setin […]
Ekipet kosovare përfundojnë aventurën në ‘Ligën Gjergj Kastrioti’
26 mars, 2022 – Në konkurrencën e femrave, në kuadër të gjysmëfinaleve, Drita është mposhtur në Gjilan nga Tirana edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 3-0 (të parën e kishte humbur 3-1), ndërsa Fer Volley e ka pësuar 3-1 nga Skenderbeu dhe, pavarësisht se vashat kosovare kishin triumfuar në […]
FVK dhe FSHV vazhdojnë bashkëpunimin brilant, tre volejbollistë i bashkohen Kosovës
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, z. Bahri Gjinovci dhe ai i Shqipërisë, z. Erlind Pëllumbi kanë nënshkruar sot marrëveshjen e përbashkët, që erdhi falë raporteve shumë të mira në vazhdimësi mes këtyre dy institucioneve, që i mundëson tre volejbollistëve të ndryshojnë Kombëtaren përfaqësuese. Nga ajo e Shqipërisë, kalojnë […]
Kompletohet xhiroja e dytë në Superligën A: Rezultatet dhe renditja tabelare
Derbi i Superligës A, meshkujt, mes Ferizajt dhe Pejës i ka takuar kësaj të fundit, e cila ka triumfuar me rezultat 1-3 në palestrën e sporteve ‘Bill Clinton’, të mërkurën mbrëma. Në konkurrencën e femrave, Drita, si nikoqire, ka mposhtur Fer Volleyn me rezultat 3-1. Këto dy përballje ishin shtyrë në […]
Ibrahimi: Dhamë shpirtin në fushë
Deklarata e trajnerit të Fer Volley, Edon Ibrahimi, pas fitores 3-2 kundër Skenderbeut në Ferizaj, në kuadër të gjysmëfinales së parë të ligës ‘Gjergj Kastrioti’: ”Ndeshje shumë e baraspeshuar por, për hirë të së vërtetës, ne sot dhamë shpirtin në fushë pasi lëndimet e shumta nuk po na lejojnë të […]
Liga ‘Gjergj Kastrioti’: Fiton Fer Volley, mposhten Drita, Peja dhe Ferizaj
19 mars, 2022 – Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të ligës ‘Gjergj Kastrioti, në të dy konkurrencat, të cilat u zhvilluan të shtunën më 19 shkurt. Nga ekipet kosovare pjesmarrëse, Fer Volley (femrat) ishte e vetmja që arriti të regjistrojë fitore, teksa mposhti si nikoqir Skenderbeun me rezultat 3-2 […]
Ilazi: Nuk ka mbaruar asgjë
Drita mposhtet si mysafir i Tiranës me rezultat 1-3, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të ligës ‘Gjergj Kastrioti’. Deklarata e trajnerit të ekipit gjilanas, Lorik Ilazi pas ndeshjes, për RTSH Sport: ”Ishte një lojë shumë e bukur, e përgëzoj Tiranën. Normalisht, këtu nuk ka mbaruar asgjë, është edhe ndeshja në […]
Elezi: Besoj se do ta kthejmë rezultatin
Erzeni ka triumfuar si nikoqir i Ferizajt, me rezultat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për 1/2 e finales së ligës ‘Gjergj Kastrioti’. Deklarata e trajnerit të Ferizajt, Arif Elezi për RTSH, pas ndeshjes: ”Në përgjithësi, një ndeshje e mirë për neve. Një eksperiencë e re në këtë ligë. Kanë vendosur […]