Kombëtaret e Kosovës në beach volley janë duke zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Ndeshjet kualifikuese të grupit D në të cilat Kosova bënë pjesë në të dyja konkurencat janë duke u zhvilluar në Schinias të Greqisë.
Në konkurencen e femrave përveq Kosovës grupin D e përbëjnë : Austria, Portugalia dhe Greqia.
Në Konkurencen e meshkujve grupi D përbëhet nga: Kosova, Greqia, Turqia dhe nikoqiri Greqia.
Kosovën në këtë garë në konkurencen e femrave e përfaqësojn ekipet, Valmira Ramadani/Nazmie Ibrahimi dhe Vildane Jashari/Dhuratë Sylejamni. Ndërsa në konkurencen e meshkujve Kosova përfaqësohet nga, Armend Berisha/Faton Mustafa dhe Artan Lumi/ Butrint Bytyçi.
Në ditën e parë Kosova zhvilloj ndeshjet e para në të cilat pësoj humbje, ndërsa neser me fillim nga ora, 10:00 ekipet nga Kosova do të zhvillojn ndeshjet për vend të tretë në grupe.
Më poshtë mund ti gjeni rezultatet nga dita e parë e garave:
Femrat
Ramdani/Ibrahimi ?? vs Klinger /Holzer 0-2 ?? (8-21, 12-21)
Jashari/Sylejmani ?? vs Schützenhöfer/Plesiutschnig ?? 0-2 (9-21,7-21)
Sot me fillim nga ora, 10:00 Kosova do të takohet me Portugalinë.
Meshkujt
Sekerci/Urlu ?? vs Berisha/Mustafa ?? 2-0 (21-13, 21-15)
Giginoglu/Gögtepe ?? vs Bytyci /Lumi ?? 2-0 (21-7, 21-8)
Sot me fillim në ora, 10:00 Kosova do të takohet me Greqinë.