Superliga A, femrat: Drita mposht Fushë Kosovën

FVK
0 0
Read Time39 Second
Kampioni në fuqi i Superligës A të Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave, Drita ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të kampionatit, të shtunën mbrëma.
Ishte një ndeshje e fortë, me Dritën që fitoi setin e parë 19-25, por nikoqiret u rikthyen në setin e dytë të cilin e fituan me rezultat 25-21.
Mirëpo, “Intelektualet” u konsoliduan në vazhdim dhe arritën t’i fitojnë dy setet e ardhshme, 18-25 dhe 20-25, për të siguruar pikët e plota nga kjo përballje.
Kujtojmë se kjo është fitorja e tretë për Dritën, nga po aq ndeshje të luajtura, ndërsa për Fushë Kosovën është humbja e dytë, derisa ka regjistruar një fitore në xhiron e parë kundër Fer Volleyt.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Skenderaj vazhdon me fitore, mposht Fer Volleyn

Skenderaj ka vazhduar me startin e fuqishëm të sezonit në Superligën A, femrat, duke regjistruar fitoren e tretë rresht nga po aq ndeshje, të shtunën mbrëma, kundër Fer Volleyt. Vashat e Ylli Kadriut triumfuan me rezultat 0-3, si mysafire të ferizajaseve. Ishte një paraqitje dominuese nga Skenderaj, ekip i cili […]