Kosova fiton medalje në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për herë të parë në histori

FVK
0 0
Read Time40 Second

26 qershor, 2022 – Dyshja kosovare Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani – e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi – ka arritur të shkruajë historinë e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke u bërë ekipi i parë senior që fiton medalje në këtë kompeticion, i cili u zhvillua në Balikesir të Turqisë.

May be an image of 1 person and standing

Në finale, vashat “Dardane” u mposhtën nga dyshja nga Turqia 1, Gokalp/Merve me rezultat 2-0 në sete.

Kosova, kështu, siguron vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë në një Kampionat Ballkanik të Beach Volley për seniorë për herë të parë në histori.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Përgjatë rrugëtimit drejt finales, çifti kosovar regjistroi katër fitore dhe dy humbje për të siguruar epitetin e nënkampionit ballkanik.

May be an image of 7 people and people standing

Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon ekipin dhe trajnerin për punën dhe paraqitjen historike të treguar në këtë kompeticion.

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Vëllaznimi kampion i Kosovës në grupmoshën U16, meshkujt - mposht Malishevën në finale

Vëllaznimi ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll për grupmoshën nën 16-vjeç, pasi në finale mposhti Malishevën me rezultat 2-0 (25-10, 25-16) në sete. Djelmoshat e trajnerit Lend Hasimja ishin superiorë në të dy setet, pavarësisht se ekipi i Zymer Telakut tentoi të bënte më shumë, sidomos në setin […]