0
0
Read Time38 Second
12 prill, 2022 – Me ndeshjet e kësaj fundjave, është mbyllur sezoni në Superligën A, konkurrenca e meshkujve, teksa u zhvilluan ndeshjet e xhiros së dhjetë. Skenderbeu befasoi Dritën, të cilën e mposhti me rezultat 3-2, teksa mbylli sezonin në pozitën e fundit në tabelë me 14 pikë. Në anën tjetër, ‘Intelektualët’ grumbulluan në total 30 pikë dhe zënë pozitën e katërt në tabelë. Në përballjen tjetër, liderja, Peja mposhti Lubotenin 3-1, për ta mbyllur sezonin fuqishëm si lidere e padiskutueshme me 52 pikë, plot 12 më shumë se përcjellësi më i afërt. Ferizaj mposhti bindshëm, 3-0, Golden Eagle Therandën në ndeshjen tjetër, për ta mbyllur fushatën në vendin e dytë me 40 pikë. Njoftojmë se xhiroja e parë e playoffit zhvillohet më 20/21 prill.