Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga këshilltari ekzekutiv i tij Besim Aliti, kanë vizituar Federatën e Volejbollit të Kosovës.
Krasniqi e Aliti janë pritur nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci.
Krerët e KOK-ut, kanë rënë dakord për bashkërendim të aktiviteteve në rrafshin vendor, e me theks të veçantë edhe në ato ndërkombëtare.
Gjinovci e ka falënderuar presidentin e KOK-ut Ismet Krasniqi për bashkepunimin e mirë me Federatën e Volejbollit dhe mbështetjen e vazhdueshme të ofruar për komunitetin e këtij sporti.
Organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare edhe në Kosovë, do të jenë synim i FVK-së, e në këtë linjë, KOK do të jetë krah i djathtë i FVK-së.
Presidenti Gjinovci, i dorëzoi edhe një plaketë të parit të KOK-ut Ismet Krasniqi, në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e mirë.
#FanZONE #EURO2020 #RTK1
PRESIDENTI I KOK-ut, VIZITON FVK-në
Read Time42 Second