2
0
Read Time30 Second
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte, duke analizuar situatën e krijuar pas konfirmimit të dy rasteve me virusin Corona ndër vendime tjera ka marrë edhe atë për pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive. Me këtë rast ju njoftojm se Federata e Volejbollit e Kosovës konform këtij vendimi pezullon të gjitha aktivitetet deri në vendim tjetër.
FVK kërkon nga të gjithë anëtarët që ti përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shendetësisë dhe IKSHP-së në lidhje me mbrojtjen nga infeksioni me COVID-19.
Urojm që kjo gjendje e përkohshme të kaloj sa më shpejtë dhe gjendja ti kthehet normalitetit.