Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik, tregon fuqinë e vërtetë kundër Turqisë

FVK
0 0
Read Time50 Second

25 qershor, 2022 – Ekipi i Kosovës, femrat, Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani kanë treguar paraqitje absolutisht inspiruese kundër dyshes impresive nga Turqia, Ocakci Müge/Bahar Toksoy – me këtë të fundit që është ish-reprezentuese e Kombëtares së Turqisë – në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke mposhtur me rezultat 2-0 (21-18, 21-18) në sete, për të siguruar gjysmëfinalen e madhe, të dielën.

Vashat kosovare ishin dominuese dhe vetmohuese në secilin aksion të ndeshjes dhe, të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi, arritën suksesin e madh në Balikesir të Turqisë.

Në gjysmëfinale, dyshja “Dardane” do të ndeshet me Turqinë 1, me fillim nga ora 10:40.

Në anën tjetër, ekipi i meshkujve i përbërë nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami, u mposht nga Moldavia me rezultat 2-0 (21-17, 21-15) në sete, për t’u përshëndetur nga kjo garë.

Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon ekipin e meshkujve për kompetitivitetin e treguar, teksa i uron fat dhe suksese ekipit në top formë të femrave.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Shpresat e volejbollit kosovar nesër zhvillojnë fazën finale të kampionatit

25 qershor, 2022 – Grupmoshat nën 14 dhe nën 16-vjeç nesër – e dielë – zhvillojnë ndeshjet finale, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë. Shpresat e volejbollit kosovar janë pikërisht këto grupmosha, derisa Federata e Volejbollit të Kosovës do të punojë vazhdimisht në promovimin dhe ngritjen e tyre […]