KONKURS

Në bazë të nenit 25 të Statutit të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe në bazë të vendimit të datës 29 Dhjetor 2017 të Bordit të Federatës, Federata e Volejbollit e Kosovës shpall:

                                      K O N K U R S


1. Sekretar të Federatës së Volejbollit të Kosovës
2. Për një kompani që do të merrej me marketing të Federatës së Volejbollit të Kosovës

 
1. Sekretari kryen detyrat si në vijim:

•    Përfaqëson Federatën, në bazë të autorizimeve të Bordit dhe Kryetarit të Federatës
•    Është urdhërdhënës për realizimin e planit financiar
•    Udhëheq dhe është përgjegjës për punën e zyrës së Federatës
•    Kujdeset dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e punës në Federatë
•    Kujdeset për ekzekutimin e vendimeve dhe konkluzioneve të Bordit dhe trupave punuese
•    Përgadit materialet për mbledhjet e Kuvendit dhe Bordit, nën mbikëqyrjen e Kryetarit. Kryen detyra tjera me të cilat e ngarkon Bordi
•    I propozon Bordit formimin e trupave punuese
•    Realizon bashkëpunimin me FIVB, Federatat e Volejbollit dhe organizatat e tjera sportive jashtë Kosovës
•    Realizon bashkëpunimin me KOK-un dhe Departamentin e sporteve dhe organizatat e tjera sportive të Kosovës
•    Merr pjesë në mbledhjet e Bordit, organeve dhe trupave punuese të Bordit në cilësinë e këshillëdhënësit pa të drejtë vote
•    Mbanë kontakte me mjetet e informimit
•    Ndihmon në hartimin e rregulloreve dhe akteve normative që miratohen nga Kuvendi dhe Bordi i Federatës
•    I propozon Bordit profilin e bashkëpunëtorëve administrativo-profesional
•    Interpreton aktet normative të Federatës që miratohen nga Bordi i Federatës
•    Siguron përkrahje profesionale dhe administrative për Kuvendin, Bordin, Këshillin
Mbikëqyrës dhe organet tjera të Federatës, sipas nevojës.

2. Kryen edhe punë të tjera të cilat dalin nga aktet normative të Federatës apo të cilat i delegohen nga Kuvendi apo Bordi i Federatës.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

1.    Minimum shkollimi i lartë
2.    Njohja e gjuhës angleze ose njohja e një gjuhe zyrtare të FIVB
3.    Te ketë përvoje 5 vjeçare në sportin e volejbollit
4.    Të ketë aftësi organizative.

2. Ftojmë kompanitë që merren me marketing të paraqiten me oferat e tyre në e-mailin zyrtar të FVK-së ([email protected])  ose t’i sjellin ofertat e tyre në zyren e FVK-së.
Kompania e përzgjedhur veprimtarinë e saj do ta zhvilloj për një vit kalendarik, me mundësi të rizgjedhjes.

Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 8 ditë nga dita e publikimit deri në ora 16:00, nga 03.01.2018 deri më 10.01.2018.



03.01.2018                                               Kryetari i FVK-së

Prishtinë                                               Dr. Abedin Ibrahimi

Rezultatet e ligave:

SUPERLIGA - Meshkujt

Nr.Ekipi N.P.
1.Luboteni 1442
2.Peja 1430
3.Prishtina Volley 1428
4.Drenica-R&Rukolli 1425
5.Theranda 1417
6.Vushtrria 1416
7.As Vushtria 148
8.Prishtina 142

KOLEGJI UNIVERSI SUPERLIGA - Femrat

Nr.Ekipi N.P.
1.Drita 1437
2.Skenderaj 1436
3.Kastrioti 1432
4.Prishtina Volley 1427
5.Ferizaj 1410
6.Gryka 149
7.Drenasi 149
8.Prishtina 148

Liga e I-rė - Femrat

Nr.Ekipi N.P.
1.Vushtrria 924
2.Trepça 922
3.Ulpiana 1017
4.Akad. Drita 915
5.F. Kosova 1014
6.Dukagjini 97
7.Prishtina J 100

Liga e I-rė - Meshkujt

Grupi Lindje:

Nr.Ekipi N.P.
1.Ulpiana 718
2.Shpella 615
3.Ferizaj 610
4.Arberia 75
5.Kacaniku 73

Grupi Perendim:

Nr.Ekipi N.P.
1.Malisheva 616
2.Vėllaznimi 614
3.Drenasi 65
4.Gjimnazisti 52